Meghan Markle dhe Princ Harry duket se kanë marrë hapin e parë për normalizimin e raporteve me Mbretëreshën.
Pas dy viteve çifti mbretëror për herë të parë janë takuar me Mbretëreshën Elizabeth II.

Lajmi u konfimua nga përfaqësuesi i tyre duke zbuluar se Meghan dhe Harry bënë një ndalesë në Mbretërinë e Bashkuar për të takuar Mbretëreshën Elizabeth II dhe Princin Charles.
Mirëpo besohet se ka një arsye prekëse për këtë gjë dhe është shëndeti i Mbretëreshës, e cila tani është 95 vjeç.
Ajo ka pasur probleme shëndetësore – veçanërisht me lëvizshmërinë e saj.
Pallati sapo njoftoi se nuk do të marrë pjesë në shërbimet e së dielës së Pashkëve në kapelën e Shën Gjergjit në Kështjellën Windsor.

Ndërsa Princi Harry vizitoi Britaninë e Madhe disa herë, duke përfshirë verën e kaluar ku mori pjesë në përkujtimorejn e Princeshës Diana. Takimi ballë për ballë me babanë dhe mbretëreshën është përpjekja e tyre e parë personalisht për të bërë paqe.
