Një person duke e drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia ka goditur një këmbësore, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor, njoftoi Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh.
Rasti ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë-Llapushnik, ditën e djeshme, rreth orës 20:15.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.
