Të fundit

Shkon përfundimisht Lumezi

Aleksandër Lumezi e ka dorëzuar zyrtarisht sot detyrën tek ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

Ky pranim-dorëzim vjen pas përfundimit të mandatit kushtetues shtatë (7) vjeçar të Kryeprokurorit të deritanishëm të Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili ishte emëruar në këtë pozitë më 21 prill 2015. ​

“Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit, ku morën pjesë edhe Kryesuesi, zëvendës-kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe U.D. Drejtori i Sekretariatit të KPK-së, Kryeprokurori i deritanishëm Lumezi, i ka uruar suksese dhe mbarësi U.D. Kryeprokurorit Kelmendi, në ushtrimin e detyrave kushtetuese dhe ligjore gjatë udhëheqjes së institucionit të Prokurorit të Shtetit. Ndërsa, U.D. Kryeprokurori Kelmendi, ka falënderuar Kryeprokurorin e deritanishëm, Aleksandër Lumezi, për punën, angazhimin dhe profesionalizmin e treguar përgjatë ushtrimit të mandatit kushtetues si Kryeprokuror i Shtetit i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) me votim unanim ka caktuar prokurorin Besim Kelmendi, ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Shtetit dhe zëvendësues të përkohshëm të Aleksandër Lumezi.

Këtë detyrë, Kelmendi do ta ushtrojë deri në një vendim të ri të KPK-së.

Më 6 prill, Blerim Isufaj është votuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për Kryeprokuror të ri të Shtetit.

Me 11 vota pro Blerim Isufaj është nominuar për Kryeprokuror të ri të Shtetit.

Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë e kanë kundërshtuar procesin për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, duke kërkuar anulimin e këtij konkursi.

Tani procesi është në “dorën” e presidentes Vjosa Osmani e cila do të vendosë për dekretimin apo jo të Blerim Isufajt.

Osmani në një deklarim para disa ditësh ka thënë se do të studiohet çdo detaj para vendimit për dekretimin ose jo të Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci