Të fundit

Deputetja e PDK-së kërkon dorëheqjen e presidentes, nëse vërtetohen akuzat ndaj Berishajt

Ariana Musliu-Shoshi ka deklaruar se raportimet për përfshirjen e dyshimtë të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, në një skandal financiar në Slloveni, dëmton imazhin e diplomacisë së vendit.

Deputetja e PDK-së thotë se nuk duhet të mbyllen sytë para një ngjarjeje të tillë. Madje, nëse akuzat ndaj ambasadorit Berishaj vërtetohen, atëherë sipas Shoshit, presidentja Vjosa Osmani duhet ta lirojë këtë pozitë.

Mes tjerash, ligjvënësja opozitare ka kërkuar lirimin e Berishajt qoftë përmes dorëheqjes apo shkarkimit.

Ajo tha se skandaloze është edhe deklarata e presidentes Vjosa Osmani lidhur me ngjarjen në fjalë.

Sipas saj, si Presidente e vendit nuk i lejohet dhënia me avans e besimit për asnjë person.

“Por, Vjosa Osmani po e bënë këtë, njejtë sikurse Albin Kurti para disa ditësh që e bëri për Ministren Hajdari. Ajo cfarë duhet të theksohet është se, pa marrë parsysh fajësinë apo pafajësinë e Ambasadorit Berisha, lajme të tilla dëmtojnë rëndë imazhin e vendit tonë dhe kjo do duhej të ishte arsyeja e lirimit të pozitës”, shkroi ajo në Facebook.

Musliu-Shoshi tutje theksoi se shefja e shtetit me deklaratën e saj sot e ka manovruar vetën në një pozitë shumë të palakueshme “pasi që në rast se vërtetohet se Ambasadori Berisha ka kryer veprimet për të cilat po akuzohet atëherë Presidentja Vjosa Osmani duhet ta liroj pozitën e të parës së vendit”.

“Deklarata e saj kundër medias dhe besimi i verbër në Ambasadorin e saj mund ti bëhen akulli ku Presidentja do të rrëzohet përfundimisht”, përfundoi ajo.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci