Të fundit

Haradinaj-Kurtit për skandalin e ambasadorit: Ku je ti në këtë histori?

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po dyshohet që është i implikuar në një skandal financiar në Slloveni, teksa i është drejtuar kryetarit të ekzekutivit me disa pyetje e kërkesa.

Ai e ka pyetur kryeministrin Kurti se për çfarë arsye ambasadori është përfshirë në një skandal financiar në Slloveni.

Madje, deputeti Haradinaj po kërkon nga shefi i qeverisë që të sqarohet rreth kësaj çështjeje.

“Pse njeriu yt po përflitet të jetë pjesë e skandalit financiar të një kompanie mafioze energjetike? Fol Kryeministër. Shpjegoja popullit ku je ti në këtë histori?”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ish-kryeministri  ka shtruar edhe disa pyetje publike për Kurtin që lidhen me sektorin e energjisë në vend.

“Pse po dështon ndërtimi i kapaciteteve të reja energjetike në Vend?

Pse ka dështuar Kosova C?

Pse ka dështuar Kosova e Re?

Pse ka dështuar remonti i termocentraleve i paraparë të kryhej gjatë verës?

Pse janë paguar dhjetëra milionë për blerjen e rrymës me çmime astronomike gjatë dimrit?

Pse paguhen dhjetëra milionë të tjerë për rrymën e vjedhur në veri?

Pse është refuzuar gazi amerikan?

Pse e ke refuzuar komisionin hetimor për blerjen e energjisë?”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci