Të fundit

Drita fiton me përmbysje të rezultatit

Drita ka arritur fitoren me rezultat 3:1 ndaj Malishevës në kuadër të javës së 30-të në Superligë.

Malisheva fillimisht kishte epërsinë minimale prej një goli, falë golit të Hasan Hyseni të shënuar në minutën e 48-të.

Mysafirët arritën ta ruanin rezultatin deri në minutën e 61-të kur u ndëshkuan nga Almir Ajzeraj.

Drita shënoi përsëri duke përmbysur epërsinë e Malishevës me anë të golit të Hamdi Namanit.

Rezultatin final të ndeshjes e vendosi Ardit Tahiri, i cili shënoi pak pa mbaruar ndeshja.

Në xhiron e radhës Drita luan derbin me Ballkanin, kurse Malisheva e pret Llapin.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci