Moderatorja e njohur, Marina Vjollca dhe reperi i njohur, Getoar Selimi janë ndër çiftet më të pëlqyer nga publiku.
Çifti janë prindër të një vajze të cilën e kanë quajtur Marget.
Që nga ardhja në jetë e Marget, Marina dhe Getoari janë treguar shumë hermetik rreth vogëlushes.
Së fundmi, moderatorja ka ndarë një imazh të ëmbël, ku shihet duke mbajtur në krah të bijës. Krahas fotos, ajo ka shkruar disa fjalë të ëmbla.
“Ti je zemra ime që rreh jashtë trupit tim. MARGET. Dashuri e pakushtëzuar”, ka shkruar ajo.

Getoari ka komentuar: “Arsyeja pse jetoj”, ndërsa Marina ka vënë dhe njëherë në pah se e duan shumë.
