Të fundit

Sot i jepet lamtumira e fundit Madeleine Albrightit

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit ish-sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Ajo do të përcillet me një ceremoni mortore në Katedralen Nacionale të Washingtonit.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, me ftesë të familjes Albright, të cilët tashmë kanë arritur në ShBA.

Ndër të tjera, presidenti amerikan Joe Biden do të mbajë një eulogji për Madeleine Albright, të mërkurën në Katedralen Kombëtare të Washingtonit, ku do të flasin edhe ish-presidenti Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij, ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton.

“Kur mendoj për Madeleine, gjithmonë do të kujtoj besimin e saj të zjarrtë se ‘Amerika është kombi i domosdoshëm’”, tha Biden.

Në funeralin e sotëm, tre vajzat e Albright do të flasin gjithashtu dhe muzikantët Chris Botti, Judy Collins dhe Herbie Hancock do të kryejnë homazhe.

Albright e cila vdiq në moshën 84 vjeçare më 23 mars, la pas vetës tre vajzat e saj, Anne, Alice dhe Katie, dhe gjashtë nipërit e mbesat, si dhe motrën dhe vëllain e saj

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci