I pyetur për mundësinë e zgjedhjes së një presidenti të përbashkët Shqipëri-Kosovë, kryeministri shqiptar, Edi Rama tha se Hashim Thaçi do të ishte një kandidat i shkëlqyer.
Në një dalje për gazetarët pas mbledhjes së Kryesisë në selinë rozë, kreu i qeverisë kujtoi megjithatë se momentalisht ish-presidenti i Kosovës ndodhet në Hagë ku po gjykohet për krime lufte.
“Do të kishim vënë Thaçin dhe do të ishte i shkëlqyer dhe do ta kishim votuar me bindje dhe kënaqësi. Por ai nuk është i pranishëm, në jetën e bashkësisë qytetare, si qytetar i lirë pasi ndaj tij po zhvillohet një proces që mos e them këtu si është.” /abcnews.al
