Të fundit

“John Cage’s Hamlet”, rikthehet si homazh për regjisorin Bekim Lumin

“Kjo shfaqje i dëmton seriozisht klishetë”, ishte mbishkrim në posterin e shfaqjes “John Cage’s Hamlet” me regjisor Bekim Lumin.

“John Cage’s Hamlet”, ishte dhënë premierë në nëntor të vitit 2015, kurse tani kthehet para publikut si homazh për Bekim Lumin, në kuadër “Kosovo Theatre Showcase”.

Aktorët: Bujar Ahmeti, Labinot Raci dhe violonçelisti Adorel Haxhija e risjellën këtë shfaqje në skenë deri në detajet e fundit, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës.

Rreth kësaj shfaqje ka folur edhe aktorja, Meli Qena, e cila ka thënë: “Falë djemve që kanë pas vullnet edhe kanë qenë të përkushtum e kanë kthy shfaqjen e Bekimit. Ama mu ashtu si ka qenë, me të gjitha detajet e finesat. Prandaj, unë vetëm i kisha përgëzu, sepse teatri e ka atë “të mbetë” ndoshta, jeton aq sa jeton shfaqja”.

Në një ambient jo fort të gjerë, monologjet e Hamletit thuhen krejt para publikut dhe mërzia e tij manifestohet dhe përcjellet me këngë.

Kasta e aktorëve që luajnë në shfaqje, kanë kujtuar kohën e provave e detajet për të cilat ishte kujdesur një prej regjisorëve më të njohur shqiptarë, Bekim Lumi.

Bekim Lumi vdiq me 30 korrik 2018, nga një sëmundje e rëndë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci