Ish-kryeministri Sali Berisha i ka thënë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq se për çdo përpjekje për destabilizimin e Kosovës, do të përballet me reagimin e kombit shqiptar.
Berisha i bëri këto komente gjatë Kuvendit të Partisë Demokratike në Shqipëri, ku tha se kurrë nuk do ta pranojnë Ballkanin e Hapur që është në shërbim të Serbisë së Madhe dhe influencës ruse në rajon.
“Ne jemi e do të jemi për bashkëpunim rajonal, ne jemi e do të jemi e do të bëjmë për paqen dhe stabilitetin në rajon, por ne kurrë nuk do ta shndërrojmë Shqipërinë në epiqendër të luftës së ftohtë ndaj Kosovës. Ne s’do të pranojmë kurrë Ballkanin e Hapur, një aleancë trlaterale, anti-shqiptare, një aleancë e cila është fund e krye në shërbim të Serbisë së Madhe, një aleancë e cila është fund e krye në shërbim të influencës ruse në rajon, koha po provon se miku i ngushtë i Edi i Ramës, Aleksandër Vuçiq, në fakt padroni i tij absolut, ka rikthyer Serbinë në politikën e tij ashtu siç ka qenë 100 vite më parë, një Rusi e vogël në rajon”, tha ai.
