Të mërkurën, Fitim Gashi, djali i asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Zafer Gashi, dyshohet se është njëri nga dy të plagosurit në Klinë.
Sipas Policisë, sot rreth orës 13:40, disa persona fillimisht janë rrahur mes vete dhe më pas ka pasur të shtëna me armë zjarri në rrugën “Abedin Rexha” të këtij qyteti.
Për këtë rast, janë prangosur pesë persona, thuhet në kreun e komunikatës të Policisë. Por, në vazhdimin e kumtesës, Policia thotë se janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar.
“Të plagosurit janë dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë, për
trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Pas një pune intensive të hetueseve të Stacionit Policor në Klinë, është arritur të
identifikohen dhe arrestohen tre persona të dyshuar, tek të cilët janë gjetur dhe konfiskuar, dy armë, 12 fishek cal: 9mm, tre fishek cal 7.65mm, dy gëzhoja, një brisk dhe një sprej OC”.
Policia njoftoi se të dyshuarit pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit Policor prej 48- orësh.
