Të fundit

Edhe Bekimi i “Kafeneja Jonë” deklarohet për tërheqjen e kursimeve nga Trusti

Aktori i njohur kosovar, Astrit Kabashi i cili njihet për publikun ne rolin e tij si Bekimi te seriali vendor “Kafeneja Jonë” së fundmi është përfshirë në debatin për tërheqjen e një përqindje të kursimeve nga Trusti.

Teksa ka publikuar një shkrim në faqen e tij në Facebook ai ka shkruar në në anglisht “Ne besojmë në Trust”.

Aktori duket se është pro kësaj nisme.

Ndryshe, qytetarët e vendit po kërkojnë që t’iu mundësohet sërish tërheqja e një pjese të parave nga Trusti. Saktësisht, po kërkojnë lejimin e tërheqjes së 30 përqindëshit të kursimeve. Për këtë do të mbahet edhe një protestë nesër, e që sipas organizatorëve do të jetë masive.

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se nuk e përkrah nismën e Kuvendit të Kosovës për tërheqjen e mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, që njihet edhe si Trust.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci