Të fundit

Këngëtari kosovar i ka disa fjalë për ATK-në

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj ka folur për sektorët e bizneseve të cilat kanë evazion fiskal të potencialit të lartë e që janë, ndërtimtaria, gastronomia, hoteleria, turizmi dhe restorantet, përfshirë përdoruesit e rrjeteve sociale “Facebook”, “Instagram”, “Tik-Tok”, e të tjera që tash e tutje do të kenë obligim pagesën e tatimit.

Por këngëtari Neki Emra, gjatë një interviste të mërkurën e 25 majit, për emisionin e mëngjesit në T7 tha ky vendim i ATK ka qenë.

“Nuk e di pse ATK e ka marrë atë vendim, ai vendim ka ekzistuar. Unë kam paguar prej kur kam filluar. Unë përveç që paguaj tatim për dasma, unë paguaj edhe për mbrëmje muzikore, d.m.th. gjithçka deklarojë. E kam librin si dëshmi të shitjes që ekziston. Por mënyra se si janë deklarua tani më erdh shumë në mënyre jo të këndshme”, tha Emra për T7.

Ai shtoi duke thënë se gjatë pandemisë askujt nuk i ka interesuar për këngëtarët e kameramanët.

“Kanë qenë dy vite që askujt nuk i ka interesuar për këngëtarët, për kamermanët, fotografët, edhe ata a kanë pas me hangër diçka”, u shpreh Emra.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci