Robert Lewandowski do të largohet nga Bayern Munich.
Sulmuesi ka njoftuar se do të largohet nga klubi gjerman këtë verë, në një konferencë për media nga kampi i Kombëtares së Polonisë me të cilën është grumbulluar ditë më parë.
“Epoka ime te Bayerni ka përfunduar. Nuk shoh më mundësi që unë të vazhdojë të luajë për këtë klub”, tha Lewandowski para gazetarëve.
“Bayerni është klub serioz dhe unë besoj që ata nuk do të më mbajnë me çdo kusht, derisa unë nuk dua të luajë më atje. Një transferim është opsioni më i mirë. Shpresoj që nuk do të më ndalojnë”, vijoi sulmuesi.
Lewandowski: “My era at Bayern is over. I don't see any possibility to continue playing for this club anymore” 🚨 #FCBayern
“Bayern’s a serious club and I believe they won’t keep me, I don't want to play there anymore. A transfer is the best solution. I hope they don't stop me”. pic.twitter.com/ieO3q0tEBO
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 30, 2022
