Kongresisti Ritchie Torres ka reaguar pasi Serbia dhe Rusia vendosën një ujdi për gazin rus.
Lidhur me këtë marrëveshje mes dy presidentëve të këtyre vendeve, Torres në një postim në Twitter shkroi se Serbia është satelit për Rusinë, kurse Kosova një mike e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Duhet kujtuar se Serbia është satelit për Rusinë, ndërsa Kosova është mike e vazhdueshme e SHBA-së. Ne në SHBA kurrë nuk duhet të harrojmë se cilët janë miqtë tanë të vërtetë”, tha ai.
We are reminded that Serbia is a proxy for Russia, whereas Kosovo is an unfailing friend of the United States.
We in the US should never forget who our true friends are. https://t.co/tC5iq9H85t
— Ritchie Torres (@RitchieTorres) May 31, 2022
Po ashtu, edhe presidentja Vjosa Osmani tha se vendimi i qëllimshëm i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për të marrë anën e Rusisë është një goditje për perspektivat e Serbisë për të ecur në rrugën e Bashkimit Evropian.
Osmani u shpreh se Vuçiq ka zgjedhur të bashkohet me një kriminel lufte dhe të financojë luftën e Putinit, mbi një Evropë të bashkuar, paqësore dhe të begatë.
“Bashkimi Evropian nuk mund të injorojë më rrugën shkatërruese që ka marrë”, shkroi ajo në Twitter.
Vucic's deliberate decision to side with Russia is a blow to Serbia's prospects of walking the EU path.
He has chosen to align with a war criminal & to finance Putin's war, over a united, peaceful & prosperous Europe.
🇪🇺 can no longer ignore the destructive path he has taken. pic.twitter.com/nZtoU1vpfc
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 30, 2022
