Pak ditë më parë Bora Zemani dhe Donald Veshaj u kapën mat në Itali.
Kjo erdhi pasi ata u panë krah njëri-tjetrit në sfilatën e organizuar nga stilisti Valdrin Sahiti në Prishtinë.
Deri më tani asnjëri nga ta nuk ka reaguar rreth ribashkimit të tyre.
Por pas gjithë këtyre thashethemeve, mbrëmë Bora Zemani ka bërë postimin e parë.
Ajo kishte qëndruar prej disa ditësh në heshtje pa bërë asnjë postim dhe të gjithë po prisnin reagimin e moderatores.
Postimi ka marrë komente të shumta pozitive sidomos nga fansat e saj dhe Donaldit që i përgëzojnë për ribashkimin.
Megjithatë, nuk kanë munguar as komentet negative nga njerëz që i akuzojnë si ‘manipulues’ që kanë bërë gjithçka për vëmendje.

Të tjerë, i kërkojnë Borës mos ta falë aktorin, pasi sipas atyre, ai e tradhtoi para gjithë Shqipërisë.

