Të fundit

Ministri Latifi sërish në udhëtim, kësaj radhe shkon në Austri

Ministri Rifat Latifi nuk e ka ndërmend të ndalet së udhëtuari nëpër vende të ndryshme të botës.

Disa ditë pasi u kthye nga udhëtimi i tretë në SHBA, Rifat Latifi ka treguar se do të udhëtoj sërish.

“Do të shkoj në Austri, më konkretisht në Graz”, ka thënë Latifi në Komisionin për Shëndetësi.

Latifi është kritikuar nga paraardhësi i tij Armend Zemaj për udhëtimet e shpeshta. Ministri Latifi ka thënë se në udhëtimin e tij të parë në Nju Jork ka shkuar për cështje private pasi kishte ende obligime ndaj spitalit ku kishte punuar.

“Unë kam udhëhequr kirurgjinë në disa spitale. Kam pas obligime edhe 6 muaj pasi e kam lënë këtë pozitë. Herën e parë kur kam udhëtuar në SHBA, kam shkuar për këtë arsye sepse ka pas mijëra pacientë që është dashur të sistemohen nga unë. Në udhëtimin tjetër kam qenë tre ditë tek familja ime, ndërsa më pas kam pasur takime”, ka deklaruar Latifi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci