Të fundit

Meta takohet me pasaardhësin e tij në krye të shtetit, Bajram Begaj

Presidenti në largim i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar sot me presidentin e zgjedhur, Bajram Begaj.

Takimi mes dy krerëve të shtetit është zhvilluar në Pallatin e Brigadave.

“Kënaqësi të prisja sot Presidentin e zgjedhur, Bajram Begaj dhe t’i uroja sërish suksese në detyrën e lartë, që e pret në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Meta pas takimit.

Kujtojmë që nga zgjedhja e tij Begaj ka takuar edhe ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe Rexhep Mejdanin.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci