Të fundit

Djali i kryenaftëtarit deklaron pasurinë si pjesë e kryeministrisë

Ndër ata që ka deklaruar pasurinë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit është edhe Dillon Berjani. Ai është djali i Fadil Berjanit, pronarit të “Dilloni Benz” dhe kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve.

Dillon Berjani është Këshilltar Politik, i emëruar më 10 janar 2022, sipas të dhënave që ai i ka dorëzuar në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Në deklarimin e pasurisë nuk specifikohet se në cilën zyrë punon, por mediat kanë raportuar se ai është bërë këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Emri i tij është i njohur nga pikat e karburanteve “Dilloni Benz”, të cilat janë në pronësi të prindërve të tij.

Berjani ka deklaruar të tijën një banesë me vlerë 250 mijë euro, e cila i është trashëguar.

Të trashëguar e ka deklaruar edhe një veturë me vlerë prej 15 mijë euro. Para të gatshme në bankë, ka deklaruar se i ka 10 mijë euro.

Berjani ka deklaruar pagën që e merr në Zyrë të Kryeministrit dhe një pagë që e merr nga “Dilloni Benz”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci