Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është takuar sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Abdixhiku ka thënë se Kosova dhe Shqipëria kanë të ardhme të mirë kur trajtojnë hapur e afër çdo temë e rrugëtim.
“Kafen e mëngjesit e pimë bashkë në Prishtinë; afër Sheshit Skenderbeu. Kosova dhe Shqipëria kanë të ardhme të mirë kur trajtojnë hapur e afër çdo temë e rrugëtim”, ka shkruar ai në Facebook.
Pas takimit me Abdixhikun, kryeministri Rama u prit me ceremoni të lartë shtetërore nga kryeministri Albin Kurti në vendtakimin ku po mbahet mbledhja e dy qeverive.
