Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, pas përfundimit të fjalimit në foltoren e Kuvendit, ku Kurtin dhe Qeverinë e tij i quajti gënjeshtarë dhe mashtrues, ua dha disa vezë, si simbolikë kundër sulmeve që këta i kanë bërë më herët në Kuvend, shkruan Paparaci.
Dumoshi i nxori disa vezë nga xhepi i fustanit të saj, duke i dhënë Kurtit, Konjufcës, si dhe Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.
“Si po ju duket vetja sot? Unë s’po ju quaj tradhtar, sepse është fjalë e papërgjegjshme. As me vezë s’po ju gjuaj, por po ju pyes a turpëroheni? Albulena po te pyes edhe ty, sepse e ke pasë rolin me gjuajt vezë, po ta dhuroj një vezë e drejtoja kryeministrit tënd mashtrues, sepse tradhtarët e djeshëm dolëm sot faqebardhë”, tha Dumoshi. /Paparaci/

