Trajneri i skuadrës së Liverpool, Jurgen Klopp ka falënderuar sulmuesin senegalez, Sadio Mane, pasi ky i fundit u transferua te Bayerni.
Klopp e ka quajtur Manen si “një nga lojtarët më të mëdhenj të Liverpool” dhe një ‘ikonë moderne”.
“Një nga lojtarët më të mëdhenj të Liverpoolit po largohet dhe ne duhet ta pranojmë se sa e rëndësishme është kjo. Ai largohet me statusin e tij mes të mëdhenjve të garantuar. Dhe, po, ai largohet në një moment ku është një nga lojtarët më të mirë në futbollin botëror”, ka thënë Klopp.
Mane mbylli sot eksperiencën e tij me “The Reds” pas gjashtë viteve. Ai arriti marrëveshje me Bayernin, teksa pritet të fitojë rreth 250 mijë euro në javë.
