Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për rekomandimet e Komisionit të Venecias mbi Vettingun në drejtësi, që synohet të bëhet nga pushteti i Albin Kurtit.
Megjithatë, shefja e këtij dikasteri u shpreh se këto rekomandime nuk janë plotësisht ashtu siç ishin synimet nga Qeveria Kurti.
Ajo tha se Qeveria Kurti synonte Vetting të plotë për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët në vend, kurse Komisioni i Venecias rekomandoi veç për krerët e institucioneve të drejtësisë.
“Nuk është 100% çfarë Qeveria ka synuar sepse ne kemi konsideruar që duhet të kemi Vetting për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët në Kosovë, përmes mekanizmit të jashtëm.
“Komisioni i Venecias na e ka dhënë dritën e gjelbër për Vettingun duke filluar nga nivelet e larta të sistemit të drejtësisë dhe pastaj fuqizimin e mekanizmave aktual brenda sistemit të drejtësisë, gjegjësisht jo mekanizmat aktual, por parasheh që të fuqizohen mekanizmat ose këta të tillët ose të tjerë varësisht se si ne e konsiderojmë”, theksoi Haxhiu në një intervistë në Klan Kosova.
