Të fundit

Zyra e Petkoviqit: Policia i heqë kamerat “të cilat nuk punojnë”

“Më shumë se 30 pjesëtarë të ROSU-së sot në mëngjes kanë bastisur Shtërpcën me qëllim të frikësimit dhe ngacmimit të ri të serbëve në këtë komunë”, ka kumtuar e ashtuquajtura zyre serbe për Kosovë.

Sipas kumtesës, policët po ngjiten nëpër shtylla nga ku po i heqin kamerat e vëzhgimit që “nuk funksionojnë prej disa vitesh”.

“Ndonëse njësitë nga Prishtina e dinë shumë mirë se kamerat, të cilat janë instaluar “ligjërisht” para gati dhjetë vjetësh, “nuk kanë qenë në funksion” për një kohë të gjatë dhe këtë e kanë kontrolluar disa herë në ditët e kaluara, kjo u shërbeu si arsyetim që përsëri të hyjnë në Shtërpcë, për të ngacmuar njerëzit të cilët nuk mund të funksionojnë normalisht”, shkruan më tutje në kumtesën e zyrës së Petkoviqit.

“Nuk ka dyshim se është në pyetje një sulm i ri dhe presion ndaj serbëve që të largohen nga pragu i shtëpisë së tyre sepse nuk ka arsye të justifikuar për një veprim të ri të Policisë në këtë mjedis serb”, përfundon kumtesa./Paparaci

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci