Deputetja e LVV-së Tinka Kurti ka reaguar pas vështirësive që hasi dje gjatë leximit të fjalimit në Kuvendin e Kosovës.
Kurti përmes një postimi ka shkruar se për të dje nuk ka qenë një ditë e lehtë, derisa ka shkruar se i kupton edhe ata të cilët për motive politike po e shpërndajnë videon gjatë fjalimit.
Megjithatë, ajo shton se disa prej tyre kanë bërë aq gabime të mëdha saqë nuk mund të ringjallen më.

