Të fundit

Prokuroria e Bosnjës: Për çka saktësisht dyshohet Elvis Kelmendi

Prokurori i Shtetit në Bosnjë dhe Hercegovinë do t’i intervistojë Elvis Kelmendin dhe gjashtë të arrestuarit e tjerë, pas së cilës do të vendosë për masën e sigurisë dhe veprimet e tjera lidhur me rastin.

Siç raporton e përditshmja boshnjake, “Avaz”, Njësia Speciale e Policisë boshnjake ka arrestuar të martën shtatë persona të dyshuar për disa vepra penale, përfshirë trafikun e drogave dhe armëve, në dy lokacione të ndryshme në Sarajevë.

Në mesin e të arrestuarve është edhe Elvis Kelmendi, 44-vjeç, me origjinë nga Peja. Ai është djali i Naser Kelmendit.

Siç raporton “Avaz”, bazuar në provat e mbledhura nga Prokuroria, të dyshuarit pretendohet se vepronin si grup i organizuar kriminal, me role dhe detyra të ndara, i cili kontrabandonte dhe shiste sasi të mëdha të lëndëve narkotike në tregun ilegal të drogës në Sarajevë dhe qytete të tjera për një periudhë të gjatë kohore.

Po ashtu, në kuadër të hetimeve, po hetohen edhe paratë e fituara me veprimtari të dyshuar të paligjshme.

Pas marrjes në pyetje të të dyshuarve, ushtruesi i detyrës së prokurorit do të vendos për hapat e mëtutjeshëm dhe vazhdimin e hetimeve në këtë rast, raporton “Avaz”, shkruan Paparaci.

Aksioni i policisë boshnjake, i kodifikuar si operacioni “Rez”, ka vënë nën pranga edhe gjashtë të dyshuar të tjerë, përpos Kelmendit nga Kosova.

E përditshmja boshnjake, “Avaz” ka zbuluar ekskluzivisht emrat e të gjithë të arrestuarve. Ata janë: Elvis Kelmendi (1978), Slobodan Tomaniç (1971), Harun Babiç (2000), Anel Sejfoviç (1987), Ajlin Ahmiç (1984), Amer Pehliç (1984) dhe Armin Kulasheviç (1984).

Aksioni është zhvilluar në dy lokacione të Sarajevës, në Ilixha dhe Neum, shkruan Paparaci.

Elvis Keljmendi, së bashku me dy persona të tjerë, është arrestuar në Neum. Ai dyshohet për disa krime të sanksionuara me kodin penal të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci