Qeveria e Kosovës ka vendosur që të vazhdojë kontratat për stafin ndihmës shëndetësorë.
Lajmin e ka dhënë në mbledhjen e Qeverisë, ministri i Financave, Hekuran Murati.
Ai ka thënë se me rikthimin e numrave të rasteve me COVID-19 dhe ndryshimin e situatës, konsiderojnë që mbështetja duhet të vazhdojë.
“Pra 10 për qind e pagës bazë. Parashihet të ndahen mjete në shumën prej 5.5 milionë euro”, ka thënë ai.
