Sot, rreth orës 11:30 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën ” Enver Topalli” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje dhe lëndimit trupor.
Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka dalë në vendin e ngjarjes.
Në rast janë kyçur Njësia e Dhunës në Familje, të cilët kanë arrestuar personin me inicialet A.SH., 29-vjeçar, i cili dy ditë më parë, shkak i një mosmarrëveshje i kishte shkaktuar lëndime trupore të dashurës së tij me inicilaet M.A., 30-vjeçare dhe e kishte mbajtur të mbyllur për tri ditë radhazi në dhomën e shtëpisë.
Sipas Policisë, viktima M.A., kishte arritur ti njoftojë fqinjët e saj dhe këta më pas kishin lajmëruar policinë.
Viktima, është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i dyshuari A.SH është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.
Rasti është cilësuar “Dhunë në Familje dhe Lëndim i lehtë trupor”, njoftoi Policia me anë të një komunikate për media.
