Të fundit

Vullin: Pres që SHBA të bindin Kosovën për një zgjidhje

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vullin, ka deklaruar sot se “muaji i ardhshëm duhet të shfrytëzohet për marrëveshje dhe diplomaci”, teksa komentoi barikadat e vendosura nga serbët lokalë në veri të Kosovës.

Sipas një kumtese të Ministrisë së Brendshme serbe, Vullin porositi serbët në Kosovë se “nuk duhet t’i besojnë Prishtinës por duhet t’i besojnë Serbisë së tyre dhe presidentit të tyre Aleksandar Vuçiq”, transmeton REL në gjuhën serbe.

Ai ka pretenduar se nuk pret asgjë nga Prishtina, por pret që Bashkimi Evropian – nën ndërmjetësimin e të cilit u arritën dy marrëveshje për formimin e Asociacionit – të formojë menjëherë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Unë pres që Shtetet e Bashkuara, që kanë treguar se kanë ndikim të madh në Kosovë, të vazhdojnë ta përdorin këtë ndikim për të mirë… të vazhdojnë ta përdorin ndikimin për ta bindur kryeministrin e Kosovës, Kurti që të arrijë një zgjidhje. Në thelb, kjo nuk është çështje mes Prishtinës dhe Beogradit, por është një çështje mes Beogradit e BE-së dhe shteteve që kanë ndikim në Kosovë. Shpresoj që këtë muaj të kemi bisedime që do të çojnë në arritjen e paqes në Kosovë”, ka thënë Vullin.

Vullin ka pretenduar se bashkësia ndërkombëtare vetëm ka pasur një reagim sa i përket tensioneve në Kosovë.

“…Ata gjithmonë do të jenë në anën e Kosovës, por ka disa çështje kur nuk mund të jesh”, shtoi Vullin.

Komentet Vullini i bëri në kohën kur shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të takohen në Bruksel, për të vazhduar dialogun.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci