Të fundit

Deputetja e PDK-së: Çdo veprim i Qeverisë pa koordinim me ShBA-të s’përfundon në favor tonin

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se çdo veprim i marrë nga Qeveria Kurti, pa koordinim me miqtë tanë ndërkombëtar e në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të përfundojë në favor të Kosovës.

Sipas saj, Qeveria duhet të merr vendime të mirëmenduara për vendin, para se të veproj.

Ligjvënësja opozitare theksoi se nuk është koha për popullizëm, pas situatës së krijuar në veri të vendit.

“Kosovës i duhet siguri e mbi të gjitha stabilitet politik dhe ekonomik. Dështimet mos të përfundojnë si mësim”, shkroi ajo në Facebook.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci