Të fundit

Suspendohet nga puna togeri i nënstacionit policor të Pejës

Një toger i cili shërbente në nënstacionin Policor në Gorazhdec të Pejës është suspenduar nga puna.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Arbër Beka

Sipas IPK, ky suspendim ka ardhur pasi ndaj zyrtarit policor ka filluar një hetim paraprak për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Inspektorati Policor i Kosovës në këtë fazë të hetimeve ju konfirmon se ka filluar hetim paraprak ndaj të dyshuarit (me gradën toger policor në Nënstacionin Policor në Gorazhdec pranë Drejtorisë Rajonale Pejë) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” . Në interes të hetimit IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e të dyshuarit deri në një vendim tjetër”, tha Beka për Paparacin.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci