Të fundit

Parandalohet futja e telefonit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), njofton se në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.

Sipas njoftimit, oficerët korrektues gjatë kontrollit të gjësendeve të sjella nga familjarët në vizitë, më saktësisht të rrobave, kanë arritur ta parandalojnë futjen e një telefoni, i cili ishte tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar duke e fshehur nëpër rroba.

“Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar rrobat e sjella nga familja  dhe kanë anuluar vizitën, ndërsa i dënuari i dyshuar se gjësendet e kapura kanë qenë të dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, për familjarin e dyshuar, sipas procedurës është njoftuar policia”, thuhet në njoftimin për media.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës në institucione korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci