Prishtina Parking, muajin e kaluar, ka nënshkruar një kontratë në vlerë prej 750 mijë euro për Shërbime në menaxhimin e parkingjeve.
Kjo shumë e madhe po kritikohet nga ekspertët dhe asamblistët.
Asamblisti i VV-së, Gëzim Sveçla ka shkruar se po vazhdon shpërdorimi dhe keqmenahimi i pasurisë publike në Prishtinë.
“Kontrata e “Prishtina Parking” me një operator ekonomik, për ofrimin e disa shërbimeve është e paligjshme. Në kontratë janë të përfshira kompetenca që janë ekskluzivitet i Policisë së Kosovës. Andaj, kjo kontratë duhet anuluar”, ka shkruar Sveçla.
Në maj të këtij viti, një tender i vlefshëm 1.5 milionë euro, i dhënë nga “Prishtina Parking”, ishte anuluar pas një raportimi të Paparacit, i cili zbuloi prapaskenat e procesit.
Sipas njoftimit të ndërmarrjes në platformën e-prokurimi, tenderi i vlefshëm 1.5 milion euro të cilin e kishte fituar kompania e sigurimeve “Besa Security”, ishte anuluar për mungesën e një dokumenti.
Projekti do të bënte identifikimin e shkeljeve tjera të trafikut në udhëkryqet kryesore të Prishtinës dhe lehtësimin e lëvizjes së makinave dhe trafikut në përgjithësi.
Burimet i kanë thënë Paparacit se kryetari i Prishtinës nuk ka qenë në dijeni për procedurat e prokurimit të tenderit 1.5 milion eurosh të Ndërmarrjes “Prishtina Parking”, i cili parasheh implementimin e projektit të vendosjes së kamerave digjitale në trafik.
Madje, një zyrtar i lartë komunal i ka thënë Paparacit se kryetari Rama është ndarë i çuditur për formën, për qëllimin dhe për mënyrën e dhënies së tenderit; në këtë rast që bëhet fjalë për një tender një burimor, vlera e të cilit është 1.5 milion euro.
Paparaci po ashtu raportoi se kreu i Komunës pritej të kërkonte sqarime për këtë tender nga përfaqësuesit e Ndërmarrjes Lokale Publike “Prishtina Parking”.
Rama vihet në dijeni për tenderin 1.5 milionësh të “Prishtina Parking” dhe pritet të reagojë
