Të fundit

Kryeministrja e Finlandës testohet për përdorim droge

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka kryer test droge dhe rezultatet do t’i dalin javën e ardhshme.

Lideres finlandeze i kanë dalë dy video në festa, ku ajo vallëzonte. Në njërën prej tyre, teksa ajo vallëzonte e ulur në dysheme, raportohej se është dëgjuar që dikush të ketë përmendur një fjalë që i referohej kokainës.

Ajo është kritikuar për “sjelljet” e saj dhe për mundësinë që të ketë përdorur substanca narkotike, por Marin këtë e ka mohuar.

“Nuk kam bërë asgjë të paligjshme. As në adoleshencë nuk kam përdorur ndonjë lloj droge”, tha Marin.

Ajo u ka thënë gazetarëve se njerëzit e kuptojnë se ndahet koha e lirë nga puna.

Sot është publikuar një video tjetër, kur kryeministrja shihet në një klub nate teksa kërcen intimisht me një këngëtar atje.

Sanna Marin është 36 vjeçe. Ajo është e martuar dhe ka një vajzë. Shumë herë është komentuar për stilin e saj të jetesës. Në disa tabloide, ajo është quajtur “kryeministrja e festave”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci