Zyrtarë të ndërmarrjes “Prishtina Parking” ktheheshin në punë nga pauza këtë të martë.
Njëjtë nuk veproi edhe Liridon Restelica, që mbante pozitën e drejtorit të kësaj ndërmarrjeje deri një ditë më parë.
Ai thotë se u dorëhoq, por ndryshe pohohet nga komuna e Prishtinës të cilët konstatojnë se Restelicën e shkarkuan.
Për dallim nga Restelica aty u panë Fadil Aliu dhe Sami Salihu, njëri kryetari i përkohshëm i bordit të kësaj ndërmarrje e tjetri aksionar i saj.
Diçka për të thënë pati i pari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Rama thotë se ish-drejtori Restelica, këtë kontratë e nënshkroi pa asnjë miratim paraprak.
Ai nuk hedh poshtë mundësinë që të ketë ende zyrtarë të ndërmarrjes “ Prishtina Parking” që do të shkarkohen.
Qeverisjen e Ramës po e lë fajtore opozita në këtë Komunë për këto zhvillime që lidhen me ndërrmarrjen “Prishtina Parking”.
Triera Kasumi Berisha, asambliste e Vetëvendosjes konfirmon se do të mbledhin materiale që përfundimisht ta dërgojnë këtë kontratë për hetim në Prokurori.
