Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun, Edita Tahiri, ka kërkuar që të publikohet marrëveshja e nënshkruar mes Prishtinës dhe Beogradit për letërnjoftimet.
“Marrëveshja për finalizimin e zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë të 2011 u arrite për letra shoqëruese, ajo e targave po pritet”.
“Pyetja është pse nuk po publikohet teksti i kësaj marrëveshje?”, ka thënë Tahiri në rrjetin social Facebook.
Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve.
Krerët në Kosovë thanë se reciprociteti është thelbi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, ndërkaq zyrtarët serbë nënvizuan se kjo marrëveshje nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
