Të fundit

Bërnabiq në Mitrovicën e Veriut, në pritje shumë qytetarë serbë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka mbërritur në Mitrovicën e Veriut, ku për pritje është tubuar një numër i madh i qytetarëve serbë të Mitrovicës së Veriut dhe të gjithë Kosovës.

Gjatë vizitës së saj njëditore, Bërnabiq do të vizitojë Akademinë Shpirtërore, qendrën e IT, manastirin Banjska, familjen Radosavleviq në Leposaviq, si dhe kantinën e verës Lakiçeviq në fshatin Kutnje, transmeton Paparaci.

“Atmosfera është festive”, pretendon portali serb Kosovoonline, e në mesin e njerëzve të tubuar janë edhe përfaqësuesit e Listës Serbe të cilët janë “argatë” të liderëve aktual politikë në Serbi. Gjithashtu është shtuar dukshëm prania e policisë.

Mes të tubuarve, shumë prej tyre mbajnë pankarta me mbishkrimet “Kryeministrja jonë Ana Bërnabiq”, “Kryeministre, faleminderit për çdo shkollë, rrugë” etj./Paparaci

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci