Të fundit

Krasniqi lyp nga opozita të çohet në këmbë: Kërkoni dorëheqjen e Sveçlës

Profesori Milazim Krasniqi ka thënë se partitë opozitare, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja do të duhej të çohej në këmbë, pas deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla, që grupe të armatosura nga Serbia kanë hyrë në Kosovë më 31 korrik dhe 1 gusht 2022.

Ai tha se si minimum duhet të kërkohet dorëheqja e ministrit.

Sipas tij, dikush duhet të mbajë përgjegjësinë që vendin më datën 31 korrik 2022 e kanë sjellë në prag të konfliktit të armatosur.

“Kur qeveria është e papërgjegjshme, siç është qeveria Kurti, nuk ka detyrë më të rëndësishme për opozitën se sa angazhimi për ta ruajtur sigurinë dhe paqen”, shkroi ai në Facebook.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci