Të fundit

Statusi “misterioz” i Hazirit: Nuk qeveriset duke ‘lëpirë’ eshtrat e etërve

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri me anë të një postimi në Facebook ka shkruar një status “misterioz” që ngre shumë pikëpyetje, raporton Paparaci.

Ish-kreu i Gjilanit, iu drejtua Qeverisë së Albin Kurtit duke i pyetur se çfarë do të lënë pas e “kush feston për një ngjarje tuajen dhe para kujt me dërgu lule?!”.

“Mësimi i kësaj klase politike që udhëheq me institucione duhet të jetë se Ne që shkaktuam procese e realizuam ëndrra, u mundësuam juve që 24 orë me më të dashurit tuaj, trup-rojet dhe sejmenët, të gjunjëzoheni para veprave tona, ikonave tona, varreve tona dhe të manifestoni me mjetet dhe mekanizmat që lamë trashëgimi”, shkroi ai.

Sipas Hazirit, dikush ka vdekur për këtë ditë, dikush është në burg e dikush në Kuvend të Republikës dhe institucione.

Por megjithatë çoi mesazh se nuk janë të gjithë njëjtë.

“Mos harroni, duke ‘lëpirë’ eshtrat e etërve, dëshmorëve e të zhdukurve, nuk qeveriset. Te gjallët jetojnë për të dëshmuar! A po besoni tash?! Çka do të lini ju pas, kush feston për një ngjarje tuajen dhe para kujt me dërgu lule?! mRepublika, mbi te gjitha! Udhës për t’u bashkuar edhe më shumë”, përfundoi ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci