Të fundit

Fatbardha Reka e merr drejtimin e LVV-së në Ferizaj

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur të dielën zgjedhjet e brendshme.

Në qendrën e saj në Ferizaj janë zgjedhur anëtarët e rinj udhëheqës.

Asnjëri prej tyre nuk janë deputetët: Haki Abazi, Dimal Basha, Valon Ramadani. Deputetët dhe kandidatët më të votuar të LVV-së në Ferizaj nuk kanë kandiduar në procesin e brendshëm zgjedhor.

Në krye të qendrës është zgjedhur Fatbardha Reka. Shqipe Jashari është zgjedhur në krye të organizatës së Grave të LVV-së, ndërkaq Diar Hamiti është zgjedhur udhëheqës i Rinisë së partisë në Ferizaj.

Njoftimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Ferizaj:

Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Qendra FERIZAJ ka përfunduar suksesshëm procesin e brendshëm zgjedhor, me ç’rast falenderon të gjithë anëtarët dhe aktivistët për angazhimin e tyre dhe pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e brendshme të organizatës tonë. Një proces demokratik, transparent dhe gjithpërfshirës, ashtu sikurse e ka karakterizuar gjithnjë Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Njoftojmë të gjithë qytetarët e komunës tonë, anëtarët, aktivistët dhe simpatizantët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! se përgjatë këtij procesi zgjedhor, përmes parimit një anëtar – një votë, janë zgjedhur pozicionet drejtuese të qendrës tonë, si në vijim:

Kryetare e qendrës është zgjedhur, Fatbardha Reka.

May be an image of 1 person and indoor

Kryetare e GVV në qendër është zgjedhur, Shqipe Jashari.

May be an image of 1 person and indoor

Kryetar i RVV në qendër është zgjedhur, Diar Hamiti.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci