Të fundit

Bulliqi: Kurti erdhi për kafe në Podujevë, s’e thyem heshtjen zgjedhore

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte shkuar për kafe në Podujevë, një ditë para balotazhit në këtë komunë.

Sipas tij nuk është thyer heshtja zgjedhore, gjersa shtoi se me Kurtin janë takuar për kafe.

“Ne nuk e kemi thyer heshtjen zgjedhore sepse Kurti erdhi për një kafe në Komunën e Podujevës dhe nuk mund t’ju themi njerëzve për rreth që të mos na ndjekin sepse sa herë që Kurti gjendet në publik ka numër të madh të qytetarëve që duan ta takojnë atë. Jam shumë i bindur kur them se nuk ka pasur informacion publik që do të vijë Kurti ne thjesht shprehëm dëshirë që të takoheshim për një kafe në Podujevë, kemi qenë në zyrat tona dhe dolëm por turma e madhe e njerëzve filluan të afrohen”, deklaroi Bulliqi.

“Kurti nuk kishte mundësi tjetër pasi që veturat nuk lëvizin në shesh dhe ai eci prej makinës së tij deri te një byfe te zyrat tona dhe u takuam. Nuk besojë që kemi thyer heshtje zgjedhore me këtë, nuk ishte faji jonë që u mblodhën turma”, u shpreh ai në Kanal10.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci