Të fundit

Bernica e Epërme, mbi dy dekada, pa ujësjellës

Banorët e lagjes Bërnicë e Epërme të kryeqytetit tash e më shumë se dy dekada nuk kanë ujësjellës.

Andaj zgjidhje e kanë ujin e pusetave, e duhet të udhëtojnë kilometra për të mbushur ujë të pijshëm.

Bërnicasit kishin protestuar në fillim të muajit gusht rreth kësaj çështjeje, e zgjidhje e shpejtë nga komuna e ujësjellësi u është premtuar që atëherë, njofton Klan Kosova.

Por thonë se janë të gatshëm të organizohen sërish nëse një situatë e tillë vazhdon edhe për disa muaj.

Për problemin e këtij fshati dhe zonave të tjera të Prishtinës, nga komuna thonë se së shpejti do të nënshkruajnë kontratën për vendosjen e pompave që të arrihet shtypja e nevojshme e ujit në çdo vendbanim.

Ky projekt aplikohet tash e rreth 5 vite dhe sivjet për të janë ndarë 70,000 euro. E zonat do të përzgjidhen në bashkëpunim me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit.

Sipas shefit të sektorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Prishtinë, Habib Qorri, prioritet në kontratën e sivjetshme ka fshati Bërnicë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci