Të fundit

Haxhiu për njohjen nga Serbia: Kurti do të ishte njeriu më i madh shqiptar nëse e arrin këtë

Gazetari Baton Haxhiu ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, teksa ka pasur disa fjalë edhe kryeministrin Albin Kurti.

Ai tha se shefi i qeverisë do të ishte personi më i madh shqiptar nëse e arrin njohjen reciproke nga Serbia, raporton Paparaci.

“Albin Kurti do të ishte njeriu më i madh shqiptar nëse e arrin njohjen nga Serbia në vitin 2023”, tha ai në T7.

Megjithatë sipas tij, një gjë e tillë nuk do të arrihet deri në vitin 2030.

“Nuk është problemi a do ta arrijë, s’mundet me u diskutu ajo pra vitit 2030. Shikoni, arritja më e madhe është që pesë vendet e BE-së e njohin Kosovën dhe Kosova e nis rrugën e NATO-s dhe bëhet kandidate ose modeli i dy Gjermanive në OKB”, shtoi ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci