Këngëtari i njohur, Robert Berisha vazhdon të jetë një nga artistët më të komentuar në mediat rozë.
Kohët e fundit, Roberti është komentuar mjaft shumë për ndarjen nga e dashura e tij, Laureta Maqedonci.
Pak ditë më parë, Roberti ka bërë lëmsh mediat online. Ai postoi një fotografi vetë i dyti duke dalluar inicialet, R dhe L në përshkrimin “left or right”.

Kjo u mor si një konfirmim i ribashkimit me Lauretën pas ndarjes në muajin shtator, për të cilën raportoi edhe emisioni Prive përmes rubrikës “E vërtetë, e pavërtetë”.
Ai më vonë përmes një Instastory u tall me portalet duke lënë të kuptohet se i ka vënë gazetarët në lajthitje.

