Dy persona janë arrestuar pasi të mërkurën kanë vjedhur barna nga një depo me Ministrisë së Shëndetësisë.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse barnat e vjedhura janë sekuestruar.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj njëri kosovar dhe tjetri i Maqedonisë së Veriut, për shkak se kishin vjedhur një sasi të barnave në një depo të Ministrisë. Njësiti policor nga të dyshuarit në cilësi të provave materiale ka sekuestruar barnat që i kishin vjedhur dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
