Të fundit

Sveçla paralajmëron heqjen e barrikadave në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka paralajmëruar se shumë shpejtë do të hiqen barrikadat që janë të vendosura në veri, raporton Paparaci.

Ai tha se e gjithë kjo po bëhet në koordinim me faktorët ndërkombëtarë, duke përfshirë KFOR-in dhe EULEX-in.

“Unë tashmë bëra apel që të tërhiqen (barrikadat). Patjetër që Policia ka kapacitetet e duhura të veprojë në këtë drejtim, në momentin që ata e vlerësojnë të duhur, nëse nuk hiqen, atëherë do të marrin veprimet e duhura. E gjithë kjo po ndodh në koordinim me KFOR-in, EULEX-in dhe QUINT-in. Besoj që shumë shpejt do të mbërrijmë në situatën kur nuk do të ketë barrikada në këto dy rrugë nacionale”, tha i pari i MPB-së në një konferencë për media.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci