Arts Nova Scotia dhe Këshilli Drejtues i Creative Nova Scotia, kanë uruar Zeqirja Rexhepin me rastin e marrjes së Çmimit për Njohuri Artistike 2021. Zeqerija është përzgjedhur nga një komision profesional për arritje artistike, shkruan Paparaci.
Zeqirja Rexhepi, është artist me origjinë shqiptare, i cili jeton dhe vepron në Scotlandën e Re. Ai njihet për vendosmërinë, empatinë dhe transformimin në art.
Rexhepi, e gjeti veten në Kanadën e largët pas luftës e vitit 1999 në Kosovë. Larg Kosovës, ai e filloi jetën e tij në Skotlanën e Re, duke u marrë me artin, teatrin, muzikën, filmin dhe mësimdhënien.
Zeqerija, komunikoi përmes artit që nga dita e parë, për të treguar mirënjohjen ndaj popullit kanadez dhe pritjen e tyre të ngrohtë për të dhe familjet e tjera shqiptare. Kjo mirënjohje u shndërrua shumë shpejt në një zë, ku ai nisi një mision vullnetar për të lidhur komunitetin kanadez me atë shqiptar, përmes asaj që ai njeh më mirë, kulturës dhe artit, dhe si i tillë është cilësuar ambasador i popullit.
Çmimi për Njohuri Artistike, vlerëson artistët që kanë dalë nga trajnimi dhe zhvillimi i tyre fillestar, për t’u bërë artistë të njohur në Skotlanën e Re.
Ky çmim prezantohet çdo vit nga Arts Nova Scotia dhe Këshilli Drejtues i Creative, ndërsa financohen përmes Fondit Nova Scotia Arts Endowment. Ky çmim ka vlerë prej 5,000 dollarëve, raporton Paparaci.

