Të fundit

Policia e Kosovës lidh kontratë për marrjen me qera të makinerive të rënda

Policia e Kosovës ka nënshkruar një kontratë, që parashihet të kushtojë deri në 124 mijë euro, për marrjen me qera të “makinerive të rënda” nga një kompani private që merret me thyerjen e gurit.

Kontrata mes Policisë së Kosovës dhe kompanisë private All Stone Sh.p.k., me bazë në Obiliq, është lidhur të hënën përmes një procedure urgjente të prokurimit, bazuar në të dhënat e publikuara në platformën e-prokurimi.

Marrëveshja e lidhur mes palëve ka një çmim të peshuar prej 175.40 euro, derisa kontrata është paraparë të kushtojë deri në 124 mijë euro, raporton Paparaci.

Sipas kontratës, Policia e Kosovës do të marrë me qera “makineri të rëndë” nga kompania All Stone Sh.p.k.

All Stone Sh.p.k. është kompani private e cila vepron në fushën e aktiviteteve minerare. Merret me thyerjen e gurit, ndërkaq si aktivitet sekondar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve ka prezantuar tregtinë me shumicë të veshjeve dhe këpucëve.

Kompania, sipas të dhënave publike në ARBK, figuron të merret edhe me demolimin e objekteve, ndërtimin e rrugëve dhe autostradave etj.

Megjithatë, të dhënat e publikuara në platformën shtetërore e-prokurimi, nuk tregojnë detaje mbi marrëveshjen mes palëve. Nuk dihet se cilat pajisje “makineri e rëndë” do t’i shfrytëzojë me qera Policia e Kosovës. /Paparaci.com

eedfdf

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci