Mot i butë dhe stabil në fundjavën e vitit të ri. Kryesisht me diell. Mjegull në ultësira orëve të mëngjesit, parashikon “Prishtina Weather”.
Mot i ngjashëm parashihet edhe ditën e hënë dhe të martë, me kalime të vransirave të pakta, por pa mundësi për të reshura.
Ditën e mërkurë po pritet shtim i vransirave, e vende-vende edhe nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.
Situtata me cilësinë e ajrit mbetet e përkeqësuar në këto kushte të motit të qëndrueshëm dhe të qetë.
Indeksi do të jetë kryesisht në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, apo të pashëndetshme.
Herë herë në disa stacione indeksi kalon edhe në nivelin më të lartë të ndotjes, jashtëzakonisht i dobët.

